Jude Bellingham tregon klasin edhe pas ndeshjes: E ngushëllon

0%

Jude Bellingham ishte një nga heronjtë e Anglisë në fitoren dramatike 3-2 ndaj Meksikës, por mesfushori i Real Madridit fitoi duartrokitje edhe për gjestin e tij jashtë fushës pas përfundimit të ndeshjes.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit në stadiumin “Azteca”, kamerat kapën momentin kur Bellingham ngushëlloi talentin 17-vjeçar të Meksikës, Gilberto Mora, i cili ishte i dëshpëruar pas eliminimit të kombëtares së tij. Të dy shkëmbyen disa fjalë, ndërsa më pas ylli anglez i dhuroi fanellën e tij Morës, në një gjest që u vlerësua gjerësisht nga tifozët.

Pas ndeshjes, Bellingham foli edhe për suksesin e Anglisë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me kombëtaren. ele é tão querido pic.twitter.com/9Xzd14OHQN — ana ★ (@artxdn) July 6, 2026 “Është aty lart. Mendoj se në karrierën time me Anglinë, ndoshta është ndeshja më e mirë që kam përjetuar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Atmosfera, kundërshtari, paraqitja e ekipit, përpjekja e ekipit, bashkimi i ekipit. Nuk mund t’i vlerësoj mjaftueshëm të gjithë për atë që bënë sonte”. “Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij momenti. Jam shumë i lumtur që i kemi dhënë vendit tonë edhe një natë tjetër për ta kujtuar”, deklaroi Bellingham.

Mesfushori anglez shkroi histori edhe me dy golat e tij në “Azteca”, duke u bërë futbollisti i parë që nga Diego Maradona që realizon dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës në stadiumin legjendar meksikan./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi