Emërin nuk po ia përmend , sepse shumë kush kur t’i lexon këto vargje e dinë se për kënd bëhej fjalë. Rrjedh nga një familje e varfêr, por bujare , mikëpritêse dhe fisnike, mikut gjithmonë ia hapi derën, dhe ia shtroi sofrën, duke i thënë urdhnoni mirë se ke ardhur me gjithë ate që kishte .
Për kundër varfërisë , ia arriti të bëhej mësues, sepse arsimin e kishte në shpirt, më vonë me korespodencë Ia dali edhe të bëhej jurist. Si mësues punoi në fshtin e lindjës, në Kërvasari , komuna e ish Suharekës ,tani komuna e Malishevês , nxënësit e mbajnë mend si mësues i dishëm dhe i urtë, kur bisedohet me ta ,thonë nuk mund ta harrojmë kurrë .
Si jurist ka punur si sekertar në Gjimnazin “Jeta Re ” në Suharekë , pastaj gjithashtu si sekertar i ish komunës Malishevês , akoma edhe pas pensionimit , qytetarët flasinë me admirim për pritjen e ngrohtë para se të shkonte në pension.
Kur dëgjova se ia kishin shitur banësën në Suharekë , dhe e kishin dêrgur në një Shtëpi pleqësh në Istog , u indinjova pa masë , sepse thash ky burr nuk e ka mërituar fundin e jetës në këtë mënyrë, por shpesh herë jeta di të jetë e pa meshirë.
