​Jesus paralajmëron fundin me Arsenalin

0%

Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus ka pranuar se ëndrra e tij është të luajë një ditë në Serie A, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 29-vjeçari foli edhe për mungesën e tij në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026.

Jesus tha se e pranoi me qetësi vendimin e trajnerit Carlo Ancelotti për të mos e ftuar në turneun botëror, duke vlerësuar bashkëlojtarët që u përzgjodhën. “Jam një djalë i përulur, i kuptoj situatat”, deklaroi ai, duke shtuar se futbollistët e thirrur e kishin merituar vendin në ekip.

Braziliani theksoi se pas disa sezoneve të vështira për shkak të lëndimeve, tani ndihet në gjendje të mirë fizike dhe dëshiron më shumë minuta në fushë. “Kam një familje të bukur, të gjithë thonë se lëndohem shpesh, por tani jam mirë. Dua të luaj, e di që nëse do të kisha më shumë minuta, mund të bëja më mirë” , u shpreh sulmuesi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për të ardhmen e tij, Jesus nuk e fshehu dëshirën për të provuar futbollin italian, duke kujtuar edhe paraqitjen e shkëlqyer ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Itali. Të shënoja dy gola në San Siro kundër Interit ishte si ta bëja realitet atë ëndërr.

Nuk e di të ardhmen time, tani po punoj dhe do të shohim çfarë do të ndodhë me Arsenalin” , deklaroi Gabriel Jesus, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi në Serie A.

Burimi: Bota Sot