Japonezët frymëzojnë amerikanët të bashkohen në traditën e pastrimit të stadiumit

0%

Shpërndaje në: Tifozët e Japonisë janë lavdëruar për përpjekjet për të pastruar stadiumet pas ndeshjeve të Kupës së Botës. Por “operacioni” i tyre tradicional tani mund të përhapet edhe te tifozët vendas, shkruan “Daily Mail”. Ekipi përfaqësues i Japonisë mori barazim 1:1 ndaj Suedisë, të premten në mëngjes, në ndeshjen e fundit në fazën grupore.

Derisa tifozët festuan kalimin e Japonisë në fazën nokaut, vëmendja u kthye në përpjekjet e tyre pas ndeshjes. Tifozët japonezë u fotografuan pas ndeshjes duke mbledhur mbeturinat e lëna në tribuna dhe duke i hedhur ato në qese plastike blu, që kishin etiketën “Krenaria e Japonisë”. Qeset zakonisht sillen në ndeshje nga tifozët.

Ato fillimisht përdoren për të treguar mbështetjen për ekipin. E më pas përdoren për mbledhjen e mbeturinave, që hidhen sipas rregullave lokale. Por japonezët nuk ishin të vetëm në punën e tyre në Dallas. Tifozët lokalë u panë gjithashtu të bashkoheshin në pastrim pas ndeshjes. Eitan Podgaetz, meksikan që jeton në Dallas, tha se tifozët japonezë e kishin frymëzuar atë që të përfshihej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme”, tha ai. Jameis Winston, lojtar i ekipit New York Giants në NFL, u pa gjithashtu me fanellë të Japonisë dhe duke marrë pjesë në pastrim. Tradita është krijuar që nga paraqitja debutuese e Japonisë në Kupën e Botës, në vitin 1998. Dhe ka vazhduar në të gjitha shtatë paraqitjet e mëvonshme të japonezëve.

Por tifozët japonezë nuk e rezervojnë ritualin e tyre vetëm për rastet më të mëdha. Në mars, tifozët japonezë u përshëndetën pasi qëndruan gati një orë pas një miqësoreje ndërkombëtare me Anglinë për të pastruar rrëmujën e krijuar. Njëjtë ndodhi edhe katër vjet më parë në Katar, në ndeshje ndaj Gjermanisë.

Edhe lojtarët e Japonisë marrin lëvdata për gjendjen në të cilënë e lënë zhveshtoren pasi të largohen. Në Japoni, pastërtia përbën një pjesë të madhe të kulturës dhe u mësohet fëmijëve. Më shumë se me futbollin, ka të bëjë me kulturën japoneze në përgjithësi. Por në Japoni këto veprime u përcollën me reagime të përziera.

Tifozëve meshkuj u është thënë të kontribuojnë edhe në pastrimin e shtëpive të tyre. Tifozët japonezë do të shihen sërish në Botëror. Përfaqësuesja e tyre është kualifikuar në 1/16 e finales.

Burimi: Koha