Jakupi nuk është më pjesë e Shkëndijës

0%

Sulmuesi anësor Lorik Jakupi nuk është më pjesë e KF Shkëndija nga Tetova, pasi klubi ka respektuar dëshirën e futbollistit për të vazhduar karrierën në një mjedis ku do të ketë mundësi për aktivizim më të rregullt.

KF Shkëndija njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Lorik Jakupi. 21-vjeçari, i cili është rritur në moshat e klubit tonë dhe prej disa vitesh ishte pjesë e ekipit të parë, do të vazhdojë karrierën e tij në një ambient të ri, me synimin për të siguruar më shumë hapësirë për aktivizim dhe për të hedhur një tjetër hap përpara në zhvillimin e tij profesional.

“Klubi, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, ka pranuar dëshirën e Lorikut për të ndjekur këtë rrugëtim të ri, duke i uruar atij suksese në realizimin e objektivave sportive. KF Shkëndija e falënderon Lorik Jakupin për kontributin e dhënë ndër vite dhe i uron shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës së tij sportive” , njofton klubi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot