Robert Lewandowski ishte shumë pranë transferimit te Real Madridi, por marrëveshja nuk u finalizua për shkak të një vendimi të marrë nga ish-agjenti i tij, Cezary Kucharski.
Në një intervistë, Kucharski ka treguar se sulmuesi polak kishte shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar klubit madrilen, madje kushtet financiare të ofruara nga “Los Blancos” ishin më të favorshme se ato të Bayern Munichut.
Megjithatë, ai vendosi ta këshillonte Lewandowskin të respektonte marrëveshjen me Bayernin, duke besuar se roli i tij si lider në klubin gjerman do të ishte më i vlefshëm sesa një rol dytësor në Madrid. Sipas ish-agjentit, vendimi u ndikua edhe nga dëshira për të mbajtur fjalën e dhënë ndaj Bayernit, pavarësisht presionit që ekzistonte për të ndryshuar destinacion.
Kucharski zbuloi gjithashtu se interesimi i Real Madridit për Lewandowskin nuk u shua as në vitet në vijim. Ai tha se në vitin 2018 kishte marrë sinjale nga drejtues të klubit spanjoll se madrilenët ishin të gatshëm të bënin një ofertë serioze nëse do të krijohej mundësia për transferimin e sulmuesit polak. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
