Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s

0%

Shpërndaje në: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po kërkon një mandat të ri si udhëheqës i organit qeverisës të futbollit botëror, është përballur me shumë reagime. Lojtari amerikan, Folarin Balogun, u lejua të luante kundër Belgjikës pavarësisht se ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e kaluar.

FIFA nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të detajuar për vendimin, për të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar se ka lobuar personalisht. Edhe pse Infantino ka hedhur poshtë çdo ndikim politik të jashtëm, vendimi në favor të SHBA-së ngriti shumë dyshime rreth pavarësisë së FIFA-s. Pas situatës së krijuar, është kërkuar largimi i Infantinos.

Por Infantino gëzon mbështetje të madhe nga shumë federata nacionale. Sipas mbështetjes që ka marrë më herët, Infantino ka mbështetjen e 111 delegatëve me të drejtë vote. Kjo do të thotë se ai ka votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur president i FIFA-, vitin e ardhshëm. Invantino u rizgjodh pa kundërkandidat në vitet 2019 dhe 2023.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2027 mbahen zgjedhjet e reja dhe Infantino pritet të mbetet president i FIFA-s edhe për një mandat.

Burimi: Koha