Ibrahimovic i thur elozhe Japonisë pas eliminimit dramatik: Ata

0%

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me golin e fitores që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes. Japonezët ishin shumë pranë një befasie të madhe dhe kalimit në vazhdime, por Gabriel Martinelli shënoi në momentet e fundit për t’i dhënë “Seleçaos” një kualifikim të vuajtur.

Pas ndeshjes reagoi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili shprehu simpatinë e tij për paraqitjen e Japonisë. “Ndjej një trishtim të madh për trajnerin Moriyasun dhe lojtarët e tij, ata meritonin më shumë. Ishin vetëm një minutë larg kohës shtesë kur Martinelli shënoi”, deklaroi Ibrahimovic. Legjenda suedeze theksoi se goli i Casemiros ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

“Goli i Casemiros ndryshoi intensitetin e lojës në favor të Brazilit. Ata e gjetën përsëri ritmin e tyre. Gabriel Magalhaes, Marquinhos, Danilo dhe të tjerët ua rikthyen vetëbesimin, ndërsa Vinicius, Matheus Cunha dhe pastaj Martinelli e ngritën nivelin e lojës”, analizoi ai. Ibrahimovic kishte fjalë të mëdha edhe për mbrojtjen japoneze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ito, Taniguchi dhe Tomiyasu luftuan si luftëtarë”, tha ai, duke shtuar se Ancelotti kishte vërejtur lodhjen e disa prej lojtarëve kyç të Japonisë. “Ancelotti e pa se Kamada, Nakamura, Sano dhe Doan ishin të rraskapitur dhe nuk mund ta ndihmonin më mbrojtjen”” Në fund, Ibrahimovic vlerësoi këmbënguljen e Brazilit. “Endrick, Martinelli dhe Fabinho hynë në fushë.

Brazili bëri presion deri në sekondat e fundit dhe në fund u shpërblye”. Me këtë fitore, Brazili vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe në 1/8 e finales do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, ndërsa Japonia i jep fund një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse në skenën botërore.

Burimi: Telegrafi