Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimović, nuk e fshehu emocionin pas kualifikimit historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026. Bosnja siguroi kalimin tutje pas fitores 3-1 ndaj Katarit, duke arritur suksesin më të madh në historinë e saj në një Kampionat Botëror.
Pas ndeshjes, Ibrahimović foli me krenari për paraqitjen e “Dragojve” dhe për atmosferën e krijuar nga tifozët boshnjakë. Duke folur në studion e FOX, ish-sulmuesi suedez theksoi se futbolli ka fuqinë të bashkojë njerëzit, veçanërisht një popull që ka kaluar shumë vështirësi gjatë historisë. “Kjo është arsyeja pse luhet futbolli – për të bashkuar njerëzit.
Sidomos për Bosnjën dhe Hercegovinën, një vend që ka vuajtur shumë. Më pushtojnë emocionet kur shoh gjithë këtë lumturi”, tha Ibrahimović. Ibrahimović pranoi se kualifikimi i Bosnjës kishte një domethënie të veçantë për të, për shkak të lidhjeve familjare me vendin. “U rrëmqetha, sepse aty janë rrënjët e babait tim.
Kur sheh 70 mijë tifozë duke kënduar, është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai. Sipas tij, tifozët boshnjakë kanë qenë një nga historitë më të bukura të këtij Botërori. “Jam i lumtur dhe krenar për ta. Momenti më i veçantë ishte kur dëgjova tifozët duke kënduar. E gjithë kjo është shumë emocionuese dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë”, shtoi ish-futbollisti.
FOX made the right move to have Zlatan Ibrahimovic together with Thierry Henry as a pundit!💪 #FIFAWorldCup 🇧🇦 pic.twitter.com/DhfDJNd65m — Bosnian Football (@BosniaNTBall) June 25, 2026 Pas kualifikimit historik, Bosnja dhe Hercegovina do të luajë në raundin e 16-tave të Kupës së Botës më 2 korrik në San Francisko, ku do të përballet me përfaqësuesen vendase të Shteteve të Bashkuara.
