I vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar t’i vërë zjarrin edhe punëtorisë së një personi tjetër. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ai dyshohet se fillimisht i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, ndërsa më pas ka tentuar të djegë edhe punëtorinë e ankuesit.

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babit të tij si dhe kishte tentuar ti vejë zjarrin punëtorisë së ankuesit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha