Shpërndaje në: Një person i paraburgosur dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë transferimit për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Gjilan. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është dhënë ndihma mjekësore në qendrën e paraburgimit në stacionin policor të Kamenicës, për shkak të gjendjes së rënduar psiqike.
“Gjatë nxjerrjes nga qendra e paraburgimit dhe vendosjes së prangave i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarin policor të cilit i është ofruar ndihma mjekësore. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti”, thuhet mes tjerash në njoftim. Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
