I futi 5 euro në dokumente për policët, arrestohet shtatasi i huaj

0%

Gjatë ditës së djeshme një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Kjo pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollit kufitar. Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur rreth orës , ku i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit kishte vendosur edhe një kartëmonedhë në vlerë prej 5 eurove.

Kur është pyetur nga zyrtari policor për arsyen e vendosjes së parave në dokumente, ai ka deklaruar se ato i kishte lënë “që policët të pinin kafe”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore.

Burimi: Bota Sot