Hoxhaj i reagon Rizvanollit: Pavarësia energjetike është edhe çështje gjeopolitike, jo vetëm ekonomike

0%

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Qeveria nuk e ka refuzuar gazin amerikan dhe se rezervat e qymyrit i garantojnë Kosovës energji më të lirë. Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka përmendur se si Qeveria Kurti në vazhdimësi ka refuzuar projekte strategjike në sektorin e energjisë.

“Me 2019, Qeveria Kurti anuloi projektin e Kosovës me ContourGlobal. Me 2021, refuzoi projektin amerikan të gazit të mbështetur nga SHBA. Sot, po refuzon edhe një mundësi tjetër për t’u kyçur në korridoret e gazit amerikan, duke u rikthyer sërish te i njëjti argument, qymyri”, ka shkruar Hoxhaj.

Rizvanolli: Kosova nuk ka refuzuar gazin amerikan, por ka zgjedhur zgjidhje më praktike dhe ekonomike Sipas tij, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe strategjike. “Pavarësia energjetike është një domosdoshmëri ekonomike për zhvillimin e vendit, por edhe domosdoshmëri gjeopolitike për ta mbajtur SHBA-në të angazhuar në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë e kanë kuptuar të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës. Edhe Serbia po lidhet me korridoret e gazit të lëngshëm (LNG), ndërsa Kosova vazhdon të izolohet me vendime të gabuara politike”, ka theksuar ai. Në fund, Hoxhaj ka thënë se Kosovës i duhet një qasje tjetër në vendimmarrje për energjinë. “Kosovës nuk i duhen arsyetime pse nuk lidhet me gazin amerikan.

Kosovës i duhet vizion dhe vendimmarrje strategjike për t’u bërë pjesë e tij”, ka përfunduar Hoxhaj.

Burimi: Telegrafi