Hita: Pezullohet polici në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme

0%

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje mbi rastin e dhunimit të një të miture nga disa bashkëmoshatare në Fier, pamje të cilat u bënë publike përmes një videoje që shkaktoi reagime të shumta. Në një deklaratë për mediat, Hita tha se pas publikimit të videos janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas tij, njëra prej vajzave të përfshira kishte precedent të mëparshëm dhe është arrestuar. “Është një video e rëndë ku shihen disa të mitura duke kryer veprime të dhunshme. Janë kryer veprimet procedurale dhe, në vijim të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë, janë ndërmarrë ndjekjet penale. Një prej vajzave ka pasur rast të përsëritur dhe është arrestuar”, deklaroi Hita.

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, dalin detaje të reja rreth rrahjes së të miturës në Fier Kreu i Policisë foli edhe për pezullimin e efektivit të përfshirë në këtë rast, duke sqaruar se ndaj tij është marrë masa për shkelje të standardeve profesionale dhe cenim të figurës së Policisë së Shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Hitës, efektivi nuk dyshohet se ka publikuar videon, por ka krijuar një marrëdhënie të papërshtatshme me të miturat e përfshira në ngjarje. “Oficeri i Policisë i përfshirë në rastin e Fierit nuk është evidentuar se ka nxjerrë videon.

Pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardeve dhe cenim të rëndë të figurës së Policisë, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprime të kundërligjshme ndaj një të miture tjetër”, u shpreh Hita.

Burimi: Telegrafi