Shpërndaje në: Heroi i Kanadasë, Stephen Eustaquio, ka folur për golin e fitores, të shënuar në minutën e 92-të kundër Afrikës së Jugut. Ai ka thënë se goli i fitores 1:0 të dielën, i jep motiv për duelin e radhës në Kupën e Botës. “Ne kemi një grup të veçantë, ndihemi sikur jemi vëllezër. Kur luftojmë për njëri-tjetrin, mund të ndodhin gjëra të veçanta.
Jam shumë i lumtur, por puna nuk ka mbaruar”, ka thënë Eustaquio për “FIFA”. Kanadaja vetëm për herë të tretë po paraqitet në Botëror. Dhe për herë të parë ka kaluar grupin. Tani e ka kaluar edhe kundërshtarin e parë në fazën nokaut.
