Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë – arabët- palestinezë mohues të tij

0%

“Hebrenjtë e Amerikës e krijuan Dardaninë”, shkruajnë mediet kroate. Hebrenjtë e Amerikës që ishin në kreun e shtetit amerikanë dhe që ishin lobi më i fuqishëm pro shqiptarë, u angazhuan që nga fillimi dhe e binden Stejt Departamentin dhe të gjitha instancat e shtetit amerikanë se Dardania duhet të shpëtohet nga gjenocidi serbë dhe duhet të bëhet shtet i pavarur.

Hebrenjtë e Amerikës nuk hoqën dorë nga mbështetja ndaj vendit tonë në asnjë qastë, nuk e patën asnjë mëdyshje, ishin këmbëngulës, parimor dhe të pathyeshëm, ashtu si është gjeni i tyre i fortë, që e ndriçoi botën.

Kur “palestinezët” që mbështesnin krimet serbe në Dardani, ndërsa refugjatët shqiptarë vërshonin si lumë nëpër botë, kryeministri izraelit Netanjahu i priti në mënyrë madhështore refugjatët shqiptarë që shkuan në Izrael. Pritje më të ngrohtë deri në lot, nuk ka bërë asnjë shtet tjetër. Izraelitët e kuptonin dhe e ndjenin deri në palcë tragjedinë e shqiptarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë herë gjatë historisë mu si shqiptarët, madje edhe më rëndë, kishin kaluar nëpër drama deri në shfarosje. Dy kombe të vogla që i përplasi keq historia. Por fatkeqësia e përbashkët na afroi. Sjelljet e Izraelit dhe të arabëve të Palestinës ndaj shqiptarëve ndryshonin shumë në të kaluarën, ndryshojnë shumë edhe sot.

Serbia dhe Jugosllavia, kur ishim nën okupimin e tyre, na e shpërlanin trurin dhe na mësonin se si duhet ti duam palestinezët arabë, kurse ti urrejmë izraelitët. Dhe një pjesë e kopesë ashtu mendonin.

Me urdhër të Beogradit sa herë na kanë nxjerrë në demonstrata në shkollë fillore e të mesme që të dënonim “okupatorin izraelitë”, ndërsa palestinezët betoheshin në kokën e Titos e të Jugosllavisë, më vonë nisën ta adhuronin edhe Milosheviqin. Kur Jasar Arafati i ofroi strehim kriminelit Milosheviq, kryeministri Netanjahu e kërcënoi se do ta arrestonte po e kapi.

Kur Izraeli na mbronte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e kritikuar ish- Jugosllavinë për vrasjet dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve, shtetet arabe e mbronin Jugosllavinë dhe e mbështesnin Beogradin në krime.

Kur Izraeli dhe kryeministri Netanjahu tha se do ta pranojë Dardaninë, zyrtarët e Palestinës kaotike u betuan se kurrë s’do ta pranojnë Dardaninë. “Kosova është Serbi” e përsëriste si papagalli ambasadori palestinezë në Beograd.

Hebrenjtë, duam t’ia përkëdhelim sedrën vetës, na e kthyen borxhin, sepse ishim i vetmi komb në Evropë që i shpëtuam brenda mundësive tona, i strehuam dhe i trajtuam sipas traditave shqiptare. Nuk ishte vetëm Kanuni ai që na obligonte ti mbronim hebrenjtë, por ishte edhe burrëria (miku në shtëpi), dhembshuria, mirëkuptimi dhe fati i përbashkët.

Njohja e ndërsjellë Izrael-Dardani është ngjarja historike, hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, qytetin historik të hebrenjve, është ngjarje që do të mbahet në mend. Dhe këtu do të nis një epokë e re e marrëdhënieve Dardani-Izrael. Izraeli është shembull i shtetit të vogël e të fuqishëm. Izraeli është njëri ndër shtetet më të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe shkencore.

Izraeli ka mundësi të na ndihmojë në ekonomi, në forcimin e ushtrisë, të trajnoj disa qindra ushtarë tonë vit për vit në shkretëtirën e Negevit dhe ti bëjë burra sepse me bakllava turke e me “yrysh, byrysh” të kazermave anadollake nuk bëhen as ushtarë, as burra. Izraeli ka mundësi të trajnojë ekspertët tanë atje dhe të dërgojë ekspertë të tyre këtu.

Shërebimin e fshehtë mund të na e bëjë më të shkathin jo vetëm në rajon. Sikur ti kemi mendtë në kokë, Dardania shpejt do të bëhet njëri ndër shtetet e fuqishme të rajonit, kështu që nuk do ti druhet askujt dhe do ta sfidoj miljeniumin e tretë me ekonomi, shkencë dhe mbrojtje. Do të bëhemi Izrael i Gadishullit Ilirik në të gjitha lëmenjtë, pra edhe paqeruajtësi i rajonit.

Për shqiptarët trushpërlarët të kohës së Titos që e donin Palestinën pa izraelitë, apo për bijtë e bijat e tyre të marrë e të verbër që mendojnë njëjtët si prindërit dritëshkurtër, nuk dua të shpenzoj fjalë.

Burimi: Bota Sot