Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se dekorimi u bë në përfundim të mandatit të Bergut si atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Kosovë.
Ajo e falënderoi kolonelin Berg për angazhimin e tij në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve. “Sot pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A. J.
Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “, ka shkruar Haxhiu.
