Hardinaj-opozitës: Pse ka hezitime për mocion?

0%

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit. Në seancën e sotme të Kuvendit, ai tha se opozita është duke u ndalur për këtë mocion gjë që i ka kritikuar partitë tjera opozitare. “A ka dikush në Kosovë dhe në këtë sallë që nuk e di se kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës?

Nëse kemi humbur besimin nëse kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova përballë bandave në veri dhe përballë Serbisë. Me ndëshkim dhe me besim të humbur nga ata që na kanë ndihmuar a jemi më të fortë apo më të dobët?” Haradinaj tha se nga mocioni përfiton vetëm Kosova. “Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion?

Jemi duke u dobësuar, pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur tek opozita? Pse po mendoni se kush përfiton nga mocioni? Vetëm një përfiton që është Kosova”, ka thënë tutje Haradinaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Insajderi