HAPËSIRAT E ZBRAZËTA (ÇFARË DUHET TË BËJMË TASH?)

0%

Nga: Roger Waters [Pink Floyd, pjesa e parë nga albumi The Wall ( 1979), pjesa e dytë nga filmi The Wall ( 1982)] Përkthimi: Agron Shala Çfarë duhet të përdorim Për të mbushur hapësirat E zbrazëta Ku dallgët e urisë ulërijnë? A duhet të lundrojmë nëpër këtë det fytyrash Në kërkim të gjithnjë e më shumë duartrokitjeve? A duhet të blejmë një kitarë të re?

A duhet të ngasim një makinë më të fuqishme? A duhet të punojmë gjithë natën pa pushim? A duhet të përfshihemi në sherre? T’i lëmë dritat ndezur? Të hedhim bomba? Të bëjmë turne në Lindje? Të marrim sëmundje? Të varrosim eshtra? Të shkatërrojmë familje? Të dërgojmë lule me telefon? Të jepemi pas pijes? Të shkojmë te psikiatrit? Të heqim dorë nga mishi? Të flemë rrallë?

T’i mbajmë njerëzit si kafshë shtëpiake? Të stërvitim qen? Të bëjmë gara me minj? Të mbushim tavanin me para? Të varrosim thesare? Të grumbullojmë kohë të lirë? Por të mos çlodhemi kurrë Me shpinën për muri

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi