Ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për një takim lidhur me diskutimet për formimin e institucioneve i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në anën tjetër, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim.
Kurti, i cili ushtron edhe detyrën e kryeministrit në detyrë, u ka dërguar ftesë liderëve të partive që gjatë mandatit të kaluar ishin në opozitë për të biseduar rreth formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Ftesa është bërë në ditën kur ka nisur të zbatohet afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Kryetari i PDK-së, Bedi Hamza është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së partisë, duke thënë se ia ka kthyer shkresën kryeministrit në detyrë Albin Kurti për takim, për nesër në ora në ambientet e Kuvendit të Kosovës Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se LDK-ja do të jetë pjesë aktive në procesin e formimit të institucioneve të reja të vendit, Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
