Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit  të

0%

Blerta Haxhiu Shpërndaje në: Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia dorëzojë drejtimin një komiteti teknik të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Hamasi nuk sqaroi nëse planifikon të ndërmarrë hapin e rëndësishëm të çarmatimit ose t’ia kalojë përgjegjësinë për sigurinë një force ndërkombëtare. Megjithatë, grupi tha se ky vendim tregon angazhimin e tij për rindërtimin e Gazës pas viteve të luftës, raporton AP.

Në një konferencë për media të hënën, Ismail Al-Thawabta, drejtori i Përgjithshëm i Zyrës për Media të administruar nga Hamasi, tha se stafi teknik dhe profesional do të vazhdojë punën në institucionet publike, për të siguruar funksionimin e përditshëm të Gazës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bordi i Paqes, i krijuar nga administrata Trump për të monitoruar zbatimin e planit, tha se e ka marrë parasysh vendimin e Hamasit. Megjithatë, ai theksoi se vlerësimi përfundimtar do të bazohet te veprimet konkrete dhe jo te premtimet, me qëllim që të plotësohen nevojat urgjente të banorëve të Gazës. Nga ana e Izraelit nuk pati reagim të menjëhershëm.

Burimi: Koha