Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, beson e shpreson në rezultate të mira të atletëve të kombëtares së Kosovës në Kampionatin Ballkanik U-20. Sylejmani tha se është një rast i mirë për atletët tanë për të treguar talentin në këtë garë.
“Më 11 korrik, Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik U-20, i cili do të mbahet në Craiova, Rumani, me një ekip prej shtatë atletësh.
Atletët që do ta përfaqësojnë Kosovën janë: Luan Mazrekaj – Hedhja e diskut Bardh Telaku – 100 m dhe 400 m Bleron Bytyqi – 400 m Medina Fejza – 400 m Ahmet Shehu – 100 m Merve Spahi – 1500 m Valmira Jashari – Kërcim tre hap Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga selektori Bajram Duja dhe anëtari i Bordit të Federatës së Atletikës së Kosovës, Avdullah Shala” , ka njoftuar Federata.
