Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, i cili shënoi golin e fitores në fitoren 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, theksoi se skandinavët kanë shumë pak shanse për të bërë një përmbysje kundër Brazilit kur të dy vendet përballen në raundin e 16-tave në Kupën e Botës. Derisa u pyet për shanset e Norvegjisë kundër Brazilit, ai ishte shumë i sinqertë për shanset e Norvegjisë.
Por Haaland është ende optimist. “Shumë të pakta. Askush nuk e priste që ne të arrinim deri këtu. Brazili na pret në 16 të finales. Do të jetë një sfidë fantastike”, tha Haaland. Duke folur për FIFA-n pas ndeshjes, sulmuesi i Manchester City-t u shpreh i emocionuar për rrugëtimin në Botëror. “Është histori, ndihet e pabesueshme.
Ne arritëm të kualifikohemi për herë të parë në 28 vjet, arritëm të kalojmë fazën e grupeve dhe tani kemi arritur të kalojmë në raundin tjetër dhe të takohemi në New York”, shtoi Haaland. Norvegjia do të përballet me Brazilin në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Fituesit do të takohen në çerekfinale me fituesit e ndeshjeve Meksikë-Ekuador dhe Angli-Kongo.
