Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se gjashtë persona të dyshuar i kishin përcjellë ato deri në banesën e tyre dhe pasi i kishin futur në një dhomë, nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë 4 telefona dhe 300 euro. Policia tha se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar. “R r. Agim Ramadani, Prishtinë – .
Me tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjellë viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur 4 telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar” .
