Vllaznia ka tronditur Malishevën në turin e parë të Ligës së Konferencës. Sfida e parë e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u fitua 2:1 nga vendësit. Ishin miqtë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, që kaluan të parët në avantazh. Goli olimpik u shënua në minutën e tretë. Vllaznia e Edi Martinit nuk u demoralizua nga ky moment, duke shtangur të gjithë kritikët.
Sfida u rihap me golin e Qatos, ndërsa pjesa e dytë ndryshoi edhe fatin e gjithë takimit. Në minutën e 55-të ishte Skovgard që shkaktoi faull dhe mori karton të kuq si lojtar i fundit te Malisheva. Më pas Musta i Vllaznis= e mori përsipër goditjen e dënimit dhe e dërgoi topin në rrjetë në debutimin e tij. Vllaznia luan në turin e parë me një situatë të paprecedentë.
Sot në stol kishte vetëm lojtarë nga akademia. Ndërkohë ishin federuar Toma dhe Musta, ndërsa pjesa tjetër kishte mbetur nga sezoni i kaluar.
