Shpërndaje në: Mediat e mëdha sportive kanë kritikuar paraqitjen e Paraguait ndaj Francës. Francezët fituan 1:0, por janë përballur me lojën e ashpër të lojtarëve të Paraguait. Ka pasur shumë momente tensioni gjatë ndeshjes dhe tollovi pas saj. Francezët megjithatë ia dolën të fitojnë dhe të kualifikohen në çerekfinale të Botërorit. “Francë – Paraguai…
Ndeshje futbolli apo meç i boksit”, ka shkruar “Goal.com” në një postim. “Si është e mundur që Juan Jose Caceres i Paraguait nuk u ndëshkua me të kuq për këtë ndërhyrje në Kylian Mbappe?!”, ka shkruar “The Sun” për një prej momenteve josportive të ndeshjes. Asnjë lojtar i Paraguait nuk u ndëshkua me karton të verdhë.
Edhe mediat e tjera e po ashtu analistë të futbollit kanë shkruar për mënyrën josportive që zgjodhi Paraguai për ndeshjen ndaj Francës.
