GLPS paralajmëron rrezik për humbje financiare nga Plani i Rritjes,

0%

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka ngritur shqetësime lidhur me zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe vonesat, sipas tyre, që po rrezikojnë pasoja të rënda financiare për Kosovën.

Sipas GLPS-së, përmbyllja e semestrit të katërt të Planit shënon një fazë kritike, ku vonesat në zbatimin e reformave tashmë po kalojnë në rrezik real për humbje të fondeve. “Që nga sot nuk ka më thjesht vonesa në ekzekutim të fondeve, por rrezikohen humbje të parikuperueshme financiare”, ka theksuar GLPS, duke iu referuar shumës prej 90.6 milionë eurosh të dedikuara për semestrin e dytë.

Sipas këtij organizimi, këto fonde kishin afat zbatimi deri më , ndërsa pas këtij afati është aktivizuar një periudhë shtesë njëvjeçare, gjatë së cilës institucionet kosovare kanë pasur kohë për përmbushjen e 13 hapave reformues të planifikuar. Megjithatë, GLPS thekson se përfundimi i kësaj periudhe tashmë sjell pasoja të konsiderueshme financiare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas kësaj date u aktivizua grejs periudha një vjeçare, kohë gjatë së cilës qeveria dhe kuvendi kishin kohë shtesë për të zbatuar 13 hapat reformues të planifikuar për këtë semester, pa humbje financiare. Megjithatë, me përmbylljen e kësaj periudhe, pasojat financiare janë të konsiderueshme dhe të pakthyeshme”, thuhet në njoftim.

GLPS vlerëson se procesi i Planit të Rritjes nuk është thjesht teknik, por lidhet drejtpërdrejt me interesin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit. “Çdo euro e humbur nënkupton zvogëlim të investimeve në ekonomi, dobësim të mbështetjes për reforma, kufizim të mundësive zhvillimore dhe cenim të besueshmërisë së Kosovës në procesin e Integrimit Evropian”, thekson GLPS.

Në konferencë është rikujtuar edhe paralajmërimi i bërë nga kjo organizatë më , kur ishte kërkuar veprim i menjëhershëm institucional për ratifikimin e marrëveshjeve dhe zbatimin e plotë të Agjendës së Reformave.

Sipas GLPS-së, mungesa e veprimeve të koordinuara institucionale ka ndikuar në moszbatimin e një numri të konsiderueshëm reformash, ndërsa është theksuar se krizat politike kanë ndikuar drejtpërdrejt në proces.

Organizata ka bërë të ditur se pas publikimit të raporteve zyrtare nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të ketë një pasqyrë të qartë mbi fondet e zhbllokuara, ato të rrezikuara për humbje, si dhe reformat e papërmbushura.

Në rekomandimet e saj, GLPS ka kërkuar themelimin e një task-force për koordinimin e reformave, prioritizimin e masave të Planit të Rritjes dhe përgatitjen e listës së ligjeve me prioritet për miratim.

Sipas GLPS-së, stabiliteti institucional dhe koordinimi i qëndrueshëm mbeten vendimtarë për shmangien e humbjeve të mëtejshme financiare dhe për përfitimin e plotë nga Plani i Rritjes për Kosovën. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi