Të martën, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloqe ndërtimi. Bazuar në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën. Dhe kjo duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.
Për këtë shkelje, personit juridik (kompanisë pronare të kamionit) iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.
Burimi:
Bota Sot
