Gjithnjë e më pak limuzina, vetura e re e kryeministres japoneze

0%

Vitet e fundit limuzinat tradicionale po humbasin gjithnjë e më shumë terren, edhe në mesin e automjeteve zyrtare të liderëve botërorë. Shembulli më i fundit vjen nga Japonia, ku kryeministrja Sanae Takaichi ka zëvendësuar limuzinën klasike me një SUV luksoz. Vetura e re zyrtare e kryeministres japoneze është Toyota Century SUV, modeli më luksoz i prodhuesit japonez.

Për shumë vite, zyrtarët më të lartë të Japonisë kanë përdorur versionin sedan të modelit Century, por tani ky kapitull ka ndryshuar me kalimin te një automjet më i madh dhe më praktik. Toyota Century SUV është krijuar me fokus të veçantë te komoditeti i pasagjerëve në pjesën e pasme të automjetit.

Ai ofron hapësirë të madhe, ulëse luksoze me funksione elektrike, mundësi relaksi dhe pajisje që e bëjnë udhëtimin të ngjashëm me një “zyrë lëvizëse”. Automjeti përdor një sistem hibrid plug-in me motor V6 3.5 litra dhe fuqi totale rreth 406 kuaj/fuqi, ndërsa ka edhe sistem me të gjitha rrotat aktive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Versioni zyrtar i qeverisë japoneze është me ngjyrë të zezë dhe është përshtatur për nevoja të sigurisë. Kalimi nga limuzina në SUV tregon një ndryshim të madh në preferencat e tregut. Edhe prodhuesit tradicionalë të makinave luksoze po i përshtaten kërkesës në rritje për SUV, të cilët ofrojnë më shumë hapësirë, hyrje-dalje më të lehtë dhe pozicion më të lartë të uljes.

Për dekada, limuzinat si Toyota Century kanë qenë simbol i pushtetit politik dhe diplomacisë japoneze, por epoka e SUV-ve luksoze po ndryshon edhe traditat më të vjetra të automjeteve shtetërore.

Burimi: Telegrafi