Klubi i futbollit Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin Mevlan Zeka, i cili edhe zyrtarisht është pjesë e familjes kuqebardh deri në verën e vitit 2028. “Klubi dhe futbollisti kanë nënshkruar kontratë me vlefshmëri prej dy edicionesh, duke e rikthyer një emër të njohur në familjen e madhe të SC Gjilanit. Zeka nuk ka nevojë për prezantim për tifozët tanë.
Ai rikthehet në ambientin ku ka lënë gjurmë, me përvojën, cilësinë dhe instinktin e tij para portës, për të dhënë kontribut në realizimin e objektivave të klubit në sezonet e ardhshme. Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur sulmuesin në rikthimin e tij, ndërsa Zeka do t’i bashkohet menjëherë ekipit në fazën përgatitore”, bëhet e ditur nga faqja e klubit.
