Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë

0%

Shpërndaje në: Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të martën mbrëma në fshatin Burincë të Gjilanit. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës nga një qytetar, i cili ka njoftuar se kishte hasur në mjetin e dyshuar pranë varrezave të fshatit.

Pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën, derisa pritet ndërhyrja e njësisë së specializuar për deminim. Policia nuk ka bërë të ditur llojin e mjetit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

Burimi: Koha