​Gjashtë kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

0%

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për intervistim në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, pas hapjes së dosjeve të aplikantëve, shqyrtimit fillestar dhe rishqyrtimit të dokumentacionit, si dhe verifikimit përfundimtar të përmbushjes së kushteve të konkursit, janë kualifikuar gjashtë kandidatë.

Në listën e publikuar bëjnë pjesë: Lorik Arifaj Antigonë Baxhaku Hysen Hundozi Arber Geci Nexhmedin Spahiu Zana Spahiu RTK ka bërë të ditur se kandidatët e përfshirë në listë do të njoftohen përmes postës elektronike për fazën e intervistimit, ku do të marrin detajet lidhur me datën, orën dhe vendin e mbajtjes së intervistës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, kandidatët që nuk janë përfshirë në këtë listë do të njoftohen po ashtu me email për rezultatin përfundimtar të verifikimit të dokumentacionit dhe arsyet e mospërmbushjes së kushteve të konkursit.

Burimi: Bota Sot