Ish futbollisti i dëshmuar në gjeneratën e sakrificës dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Daka, njëherësh drejtor i klubit të futbollit Gjakova, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Daka ka shprehur fjalë miradije për gazetën, për kontributin e madh në pasqyrimin e ngjarjeve sportive.
“Urojë 31 vjetorin Gazetës Kombëtare ‘BOTA SOT’ dhe gazetarëve të asaj kohe të viteve 1990 – 1998. Ku me anë të kësaj shkrese urojmë ditëlindjen e 31 të themelimit të gazetës ‘BOTA SOT’ dhe atyre Heronjve gazetarë që mbanin gjallë opinionin sportdashës në mbarë vendin e më gjerë për ndodhitë sportive dhe rezultatet e arritura në çdo sport e në veçanti futbollin nëpër qytet dhe fshatrat ku i zhvillonim takimet nëpër fushat apo arat e improvizuara ne ato rrethanat e atëhershme gjatë okupimit të shtetit në përgjithësi nga okupuesi serbë…
Respekt për gjithë ata sportistë ku në vitet 1998/1999 ju bashkangjiten radhë te UÇK-se disa janë Dëshmorë, invalid lufte, Veteranë ku dhanë gjithçka për vendin…
Por ka pas edhe asi që fare nuk ju ka bë përshtypje okupimi i vendit, stadiumeve po janë solidarizu me okupuesin dhe janë pajtuar me marren duke zhvilluar ndeshje me klubet serbe dhe nëpër garat e organizuara nga okupuesi serb i atëhershëm…
Pra, urime 31 vjetorin e punës me plot sukses, faleminderit për gjitha që keni bë nga dita themelimit e deri me tani për sportin e vendit”, ka uruar Daka.
