Piloti britanik i Mercedes, George Russell, siguroi “pole position” të shtunën pasdite në pistën e “Red Bull Ring”, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Ai dha kohën 1’06”113, koha e tij ishte nën hetim, pasi e regjistroi atë nën regjimin e flamurëve të verdhë, por u konfirmua.
Pak sekonda pasi kishte përfunduar koha e kualifikimit, Max Verstappen u përplas në kthesën e parafundit dhe u valëvitën flamurët e verdhë dhe Russell nuk e hoqi këmbën nga gazi. Gjithsesi, në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i treti).
Në vendin e katërt u rendit italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull, që po bënte një kohë të mirë para aksidentit. Pas tij u klasifikuan dy makinat McLaren , me Lando Norris që la pas Oscar Piastri. Në “top-10” edhe Hadjar, Lawson e Lindbald.
Në një pistë të shkurtër si kjo e Austrisë, kohët e pilotëve janë pranë njëra-tjetrës, cka e lë të hapur garën e të dielës, pasi priten parakalime dhe një garë emocionuese. Vendimtare do të jenë temperaturat, që parashikohen të larta, që mund të sjellin edhe konsumim të madh të gomave.
