Portieri Flamur Gashi rikthehet të skuadra me renome Liria e Prizrenit e cila ka objektiva të qarta, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. “FC Liria njofton rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar me klubin për 3 sezonet e ardhshme.
Djali i qytetit rikthehet në klubin e qytetit, aty ku do të vendosë përvojën, përkushtimin dhe cilësinë e tij në shërbim të fanellës bardhezi. Pas disa sezoneve në Superligën e Kosovës me FC Malisheva, Flamuri rikthehet në Prizren me synimin për të dhënë kontribut të rëndësishëm në portë dhe për të ndihmuar klubin në objektivat e edicionit të ri.
Me eksperiencën e fituar në nivelin më të lartë të futbollit në Kosovë, karakterin garues dhe lidhjen me qytetin, rikthimi i tij përbën një vlerë të shtuar për skuadrën tonë”, k a njoftuar FC Liria.
