Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, prezantoi sot para delegacionit të Bashkimit Evropian progresin e reformave të sistemit prokurorial në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, të udhëhequr nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Valentina Superti, duke riafirmuar përkushtimin e KPK-së për zbatimin e reformave që forcojnë sundimin e ligjit dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Njoftimi: Gjatë takimit, z. Gashi u fokusua në rezultatet konkrete të reformave, përfshirë avancimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL), forcimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe monitorimit të performancës së prokurorive, si dhe progresin në sekuestrimin, ngrirjen dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar nga veprat penale.
Kryesuesi Gashi theksoi se Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vazhduar reformat që rrisin efikasitetin, transparencën, integritetin dhe llogaridhënien institucionale, duke vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian si thelbësore për forcimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
