Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron

0%

Italia u shpall të dielën kampione e Evropës për moshën U19, pasi në finale fitoi ndaj Portugalisë me rezultat 1-0. Pjesë e kombëtares së kaltër është edhe Luis Hasa, futbollisti 19-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mesfushori rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm për Italinë në rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa në finale Hasa dhuroi asistin për golin e vetëm të ndeshjes ndërsa në këtë garë në total shënoi një gol dhe katër asiste.

Hasa, pjesë e të rinjve të Juventus, shprehet se ëndërron të luajë me ekipin e parë të bardhezinjve në Serie A ndërsa kërkoi të ndalein krahasimet me Alessandro Del Pieron. “Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë. Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar”, ka thënë Hasa. “Krahasimi me Del Pieron? Jam i lumtur dhe më bëhet qejfi për këtë krahasim, por nuk e mendoj shumë.

Ai ishte një lojtar i madh, ju lutem unë dua të jem thjesht Hasa, kaq më mjafton” u shpreh 19-vjeçari me origjinë shqiptare.

Burimi: Insajderi