Franca stërvitet në orën e ndeshjes

0%

Filadelfia po përgatitet për një 4 korrik përvëlues, festë kombëtare në SHBA. Një valë e fortë të nxehti ka goditur qytetin me 38°C, ndërsa Franca po stërvitej në “Jefferson Health”, pak metra larg stadiumit ku sot luhet 1/8 finale ndaj Paraguajit. Lagështia arrin 50% për shkak të lumit dhe Gjirit Delaware.

Ndeshja do të luhet në kushte ekstreme, pasi stadiumi i Filadelfias është plotësisht i hapur. Si Didier Deschamps, ashtu edhe Gustavo Alfaro kanë pranuar se nuk ka alternativë tjetër. Ndryshe nga disa ekipe që stërviten në mëngjes për të shmangur temperaturat, Franca doli në fushë në orën , pikërisht në orën e ndeshjes. Paraguaji u stërvit një orë e gjysmë më vonë në një tjetër kompleks.

Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për të nxehtin, ndërsa qyteti feston 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Disa evente janë anuluar për shkak të rrezikut ekstrem nga vapa e madhe. Michael Olise u shqetësua i pari, ai hoqi këpucën dhe u trajtua rreth 10 minuta nga stafi mjekësor për një flluskë të shkaktuar nga nxehtësia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot