Janë publikuar formacionet zyrtare për çerekfinalen e madhe të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, një përballje që luhet për një vend në gjysmëfinale. Franca e nis ndeshjen me Mike Maignan në portë. Në mbrojtje rreshtohen Jules Koundé, Dayot Upamecano, William Saliba dhe Lucas Digne, ndërsa në mesfushë trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur Manu Koné dhe Adrien Rabiot.
Në repartin ofensiv, “Gjelat” do të mbështeten te Ousmane Dembélé, Michael Olise, Désiré Doué dhe Kylian Mbappé, i cili pritet të jetë pika kryesore e sulmit francez. Në anën tjetër, Maroku zbret në fushë me Yassine Bounou në portë. Mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Issa, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Salah-Eddine.
Në mesfushë do të luajnë Bouaddi, Neil El Aynaoui dhe Azzedine Ounahi, ndërsa në sulm trajneri Mohamed Ouahbi ka zgjedhur Brahim Díaz, Bilal El Khannouss dhe Eliesse Ben Seghir Talbi. Franca hyn në këtë përballje si një prej favoritëve të turneut, por Maroku ka treguar deri më tani se është një skuadër e aftë të sfidojë çdo kundërshtar.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Franca : Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Digne; Koné, Rabiot; Dembélé, Olise, Doué; Mbappé. Maroku : Bounou; Hakimi, Issa, Mazraoui, Salah-Eddine; Bouaddi, El Aynaoui, Ounahi; Brahim, El Khannouss, Talbi.
