Formacionet zyrtare: Connah’s Quay – Ballkani: “Gjebrailat” nisin

0%

Ballkani do ta nis sot (e mërkurë) një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Ligës së Konferencës për sezonin 2026/2027. Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan do të luajë në udhëtim ndaj ekipit uellsian Connah’s Quay, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues. Tekniku kroat ka vendosur që në këtë ndeshje të futet me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

Adnan Golubovic starton në portë, ndërsa nga minuta e parë si titullar luajnë edhe prurjet e reja si Abou Dosso, Anel Sabanadzovic, Edvin Kuc dhe Almedin Klinaku. Takimi zhvillohet me fillim nga ora , ndërsa Ballkani synon të marrë një rezultat pozitiv që do t’i jepte avantazh para ndeshjes së kthimit.

Formacionet zyrtare: Connah’s Quay : Renshaw; Murray, Ferguson, West; Stone, Franklin, Woodcock, Jones; Cowan, Sharif. Ballkani : Golubovic; Dosso, Halili, Batarelo, Vokrri; Albert, Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni, Serebe, Klinaku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi