Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa probleme të mëdha, pavarësisht rritjes së lëvizjeve të mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave të fundit, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë të shkurtra, ndërsa kolonat e gjata mungojnë.
Koha më e madhe e pritjes është regjistruar në pikën kufitare në Han të Elezit, ku automjetet që hyjnë në Kosovë po presin rreth 5 deri në 10 minuta. Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet e qetë, me kohë pritjeje prej rreth 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova.
Autoritetet kufitare vazhdojnë monitorimin e gjendjes, ndërsa u bëhet thirrje udhëtarëve që të planifikojnë kohën e udhëtimit dhe të përdorin pikat alternative në rast të rritjes së fluksit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
