Festivali i muzikës elektronike “Nexus”

0%

Nexus Festival vjen për herë të parë në Viti si një festival i dedikuar muzikës elektronike, duke bashkuar artistë vendorë dhe ndërkombëtarë me mijëra adhurues të këtij zhanri. I organizuar nga Nexus Experiences Sh.P.K., festivali synon të krijojë një përvojë të plotë verore, ku muzika, atmosfera dhe argëtimi bëhen pjesë e të njëjtit destinacion.

Gjatë tri ditëve të festivalit, vizitorët nga Kosova, diaspora dhe rajoni do të kenë mundësi të ndjekin performanca live, DJ set-e dhe aktivitete të ndryshme në një ambient të organizuar me zona relaksi, hapësira gastronomike dhe përvoja interaktive. Detajet Data: 23– Koha: – Vendndodhja: Viti Programi?

Programi i Nexus Festival përfshin: Hapjen zyrtare dhe mirëseardhjen e pjesëmarrësve Performanca muzikore dhe DJ set-e Artistë vendorë dhe ndërkombëtarë të muzikës elektronike Zona relaksi Food & Drink Zone VIP Zone Aktivitete promocionale dhe përvoja interaktive për vizitorët Performancat finale dhe mbylljen zyrtare të festivalit Arsyet pse duhet të merrni pjesë Për të përjetuar një festival të muzikës elektronike me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë Për të shijuar atmosferën verore së bashku me mijëra pjesëmarrës Për të njohur njerëz të rinj dhe për të ndarë pasionin për muzikën elektronike Për të përfituar nga zonat e relaksit, Food & Drink Zone dhe VIP Zone Për të qenë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha verore të muzikës elektronike në Kosovë Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit: Biletat mund të blihen online përmes faqes zyrtare nexus-xp.net dhe partnerit Rave Travel .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga 1 korriku 2026 , ato do të jenë në dispozicion edhe në pikat e autorizuara të shitjes në Kosovë. Çmimi i biletës: 39 euro. Festivali është i dedikuar për persona 18+ , me kapacitet deri në 5,000 pjesëmarrës në ditë . Në dispozicion do të jenë parkingu, VIP Zone dhe Food & Drink Zone gjatë gjithë festivalit. Eventi do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kontakt: info@nexus-xp.net Instagram:

Burimi: Telegrafi