Fansat e Taylor Swift bëjnë çmendurinë e radhës, blejnë mbeturinat e

0%

Një fans i Taylor Swift ka shitur mbeturinat e mbledhura jashtë dasmës së këngëtares me Travis Kelce në New York. Justin Gignac mblodhi mbeturina nga rrugët jashtë Madison Square Garden pas dasmës së 3 korrikut dhe i vendosi ato në kuba plastike.

Mbeturinat e mbledhura nga Gignac përfshijnë bishta cigaresh, gota letre, pipa plastike, copa pëlhure, qese plastike, mbështjellës karamelesh dhe një AirPod të vetëm. “Fatkeqësisht, nuk u ftova, kështu që nuk munda të merrja asnjë nga ato mbeturinat e mira, shumë të mira nga brenda”, tha ai.

Kubat plastikë, secili me mbishkrimin “JUST&T MARRIED” dhe datën e dasmës, kishin një çmim prej 25 dollarësh në faqen e tij të internetit. Ai tha se Swifties i kanë blerë tashmë të gjitha kubat e disponueshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi