Aktorja, Eva Green, është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të serialit të njohur të Netflix, “Wednesday”. Sipas raportimeve, 45-vjeçarja, e njohur për rolin e Vesper Lynd në filmin “Casino Royale”, ka lënduar këmbën gjatë xhirimeve pranë Dublinit. Si pasojë e incidentit, puna në sheshxhirim u ndërpre përkohësisht.
“Eva pësoi një lëndim dhe ishte qartësisht në dhimbje. Producentët nuk donin të merrnin asnjë rrezik. U thirrën mjekët dhe ajo u dërgua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm. Tani po rikuperohet mirë”, tha një burim për The Sun . Xhirimet e sezonit të tretë kanë rifilluar, ndërsa Netflix dhe përfaqësuesit e aktores nuk kanë komentuar ende zyrtarisht mbi ngjarjen.
