Vinicius Junior i ka dërguar një mesazh popullit brazilian përmes rrjeteve sociale pas eliminimit të kombëtares së drejtuar nga Karlo Ançeloti nga Kupa e Botës. “Pas pothuajse katër vitesh, ja ku jam përsëri duke menduar se çfarë të shkruaj pas zhgënjimit të një Botërori.
Kam parë shumë njerëz të të gjitha moshave që më kanë mbështetur dhe kanë ndarë me ne ëndrrën tonë, do të ishte e padrejtë të qëndroja në heshtje. Por më duheshin disa ditë për të reflektuar”, shkruante ai. Vinicius ka ndjerë peshën e madhe të përfaqësimit të Brazilit dhe zhgënjimin pas eliminimit.
“Të veshësh fanellën e kombëtares është krenaria më e madhe e jetës sime dhe të eliminohesh në fazën e 1/8- ave të Kupës së Botës është një ndjesi e vështirë për t’u përshkruar. E di sa shumë jam përgatitur, sa i përqendruar kam qenë dhe sa shumë e dëshiroja këtë rezultat për të gjithë ju dhe për familjen time. Zhgënjimi është i jashtëzakonshëm.
Kishim një skuadër mjaft të fortë për të arritur më shumë, por nuk ia dolëm. Ju kërkoj falje dhe do të vazhdoj të luftoj për ëndrrën tonë për t’u rikthyer në majën e botës”, vazhdoi më tej. Vinicius Junior ishte një nga lojtarët kryesorë të Brazilit në këtë Botëror, por nuk arriti të shmangë eliminimin e “Seleçaos”, e cila u largua para kohe nga turneu.
