Ekskluzive | Sulmoi policët në Fushë Kosovë gjatë arrestimit për

0%

Një intervenim policor për një rast të dyshuar të dhunës në familje ka eskaluar në Fushë Kosovë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë arrestimit dhe më pas i ka kërcënuar me jetë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e 12 korrikut, rreth orës , në rrugën “Metush Krasniqi”.

Sipas informacioneve, dy zyrtarët policorë kishin dalë në vendin e ngjarjes pas një raportimi për dhunë në familje. Gjatë tentativës për ta arrestuar të dyshuarin Jorgo Tahiri , 28 vjeçar, ai dyshohet se ka bërë rezistencë aktive, duke i sulmuar policët, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se edhe pas arrestimit, 28-vjeçari ka vazhduar t’i kërcënojë zyrtarët policorë me fjalë për jetën. Të gjithë personat e përfshirë janë intervistuar, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, rasti i dhunës në familje, për të cilin kishte ndërhyrë fillimisht Policia, është regjistruar dhe po trajtohet në një procedurë të veçantë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com