Ekskluzive | Marihuanë te pasagjeri, thikë te shoferi – Policia

0%

Një kontroll rutinë i Policisë në Ferizaj ka çuar në arrestimin e dy personave, pasi gjatë kontrollit u gjetën narkotikë dhe një thikë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës , në rrugën “Enver Topalli”, në fshatin Doganaj.

Gjatë një pike kontrolli, njësia e NJRSH-së ndaloi një veturë VW Golf, të cilën e drejtonte Ismajl Muhaxheri, ndërsa pasagjer ishte Ibrahim Zeqiri (30 vjeç). Gjatë kontrollit, te pasagjeri Ibrahim Zeqiri u gjet një qese me 8.64 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa te shoferi u gjet një thikë. Të dy u arrestuan dhe u shoqëruan në Stacionin Policor në Ferizaj.

Rastin lidhur me narkotikët e mori në trajtim Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), ndërsa për thikën procedurat u zhvilluan nga njësitë e Stacionit Policor në Ferizaj. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ibrahim Zeqiri u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa marihuana u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt gjyqësore. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com