Një 19-vjeçar është ndaluar nga Policia në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit trupor iu gjetën marihuanë dhe një thikë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së 11 korrikut, rreth orës , në rrugën “Malush Kosova”.
Sipas informacioneve, gjatë legjitimimit dhe kontrollit trupor, zyrtarët policorë kanë gjetur te Milot Berisha , rreth 19-vjeçar një sasi prej 4.76 gramë marihuanë , si dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se marihuanën e kishte blerë pranë lokalit “Menata”, nga një person të panjohur, duke pretenduar se ishte për përdorim personal.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar si provë materiale, ndërsa thika është konfiskuar dhe, me urdhër të Prokurorit, do të dërgohet për asgjësim.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
