Egjipti shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës

0%

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka bërë deklarata të forta pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, duke pretenduar se skuadra e tij ishte viktimë e një “padrejtësie”. “Faraonët” lëshuan nga duart një epërsi prej dy golash në Atlanta, teksa kampionët në fuqi të botës realizuan një përmbysje të madhe në fund.

Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika të shumta për vendimet e arbitrave dhe ndërhyrjet, apo mungesën e ndërhyrjeve, nga VAR-i.

Hassan akuzon për favorizim ndaj Messit Pas përfundimit të një përballjeje plot tension, Hassan nuk u përmbajt në vlerësimin e tij për gjykimin, duke sugjeruar se kishte faktorë të jashtëm që ndikuan në rezultatin final dhe që synonin ta mbanin Lionel Messin në garë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne dukeshim më mirë se kampionët në fuqi të botës — më mirë në gjithçka — por rezultati u ndikua nga faktorë të brendshëm në fushë dhe nga faktorë të jashtëm jashtë saj”, deklaroi Hassan para gazetarëve. “Ndoshta deshën ta mbanin kampionin e botës në garë. Ndoshta deshën që Messi të vazhdonte rrugëtimin në turne”, shtoi ai.

Trajneri i Egjiptit vazhdoi kritikat e ashpra, duke lënë të kuptohet se në nivelet më të larta të futbollit, jo gjithmonë vendos vetëm aspekti sportiv. “Në futboll, ndonjëherë ka faktorë të jashtëm që shkojnë përtej çështjeve teknike. Kampioni i botës mori mbështetje në çdo nivel. Duket se pati presion nga pala argjentinase për këtë përfundim.

Ne kishim kundërshtime për përzgjedhjen e arbitrit për shkak të situatës franceze, pasi Argjentina kishte mundur Francën në finalen e Botërorit 2022. Por në një moment të gjithë duhet të vuajnë, dhe këtë herë vuajtëm ne”, u shpreh Hassan.

Zemërim për vendimet e VAR-it Zemërimi i Egjiptit u përqendrua kryesisht në dy momente: një gol të anuluar, që do t’i jepte skuadrës afrikane një avantazh edhe më të madh, dhe një faull të pretenduar nga Alexis Mac Allister në aksionin që solli golin fitues të Enzo Fernandezit në kohën shtesë.

Hassan këmbënguli se skuadrës së tij iu mohua edhe një penallti e qartë pas një ndërhyrjeje ndaj Mohamed Salah, rast i cili, sipas tij, nuk u kontrollua fare nga VAR-i. “Nuk pamë respekt dhe as fair-play. Na u mohua një penallti, madje nuk u kontrollua as nga VAR-i, ndërsa goli ynë i dytë, për arsye të pakuptueshme, u anulu a”, tha trajneri egjiptian.

Sa i përket golit fitues të Argjentinës, Hassan theksoi se kishte një tërheqje të qartë për fanelle nga Mac Allister, por gjyqtarët vendosën të mos ndërhynin. “Të gjithë e pamë tërheqjen e fanellës nga Mac Allister dhe sërish nuk pati as kontroll nga VAR-i. Jeta është e padrejtë, jeta normale është e padrejtë, por pse të mos ketë drejtësi në sport?

Nuk jam i bindur nga ky rezultat dhe nga mënyra se si rrodhën gjërat në këtë ndeshje. Do të doja ta thosha bukur, ‘fat i keq’, por ne u trajtuam padrejtësisht. Ishte një padrejtësi”, deklaroi ai. Edhe lojtarët ankohen për gjykimin Pakënaqësia e trajnerit u pasqyrua edhe te lojtarët në fushë, të cilët besojnë se rrjedha e ndeshjes ndryshoi për shkak të faktorëve jashtë kontrollit të tyre.

Sulmuesi Mostafa Zico, autor i golit të dytë për Egjiptin, shprehu habinë për mënyrën se si u kthye ndeshja pas epërsisë 2-0. “Ndeshja ishte në duart tona dhe na iku në momentin e fundit. Ndodhën gjëra të çuditshme në fushë. Sot u dëmtuam nga gjykimi, dhe të gjithë e panë këtë. Pas rezultatit 2-0, gjithçka shkoi kundër nesh”, tha Zico.

Portieri Mostafa Shobeir, i cili kishte qenë hero në një moment të ndeshjes duke pritur penalltinë e Messit, pranoi se në fund pati edhe gabime nga skuadra, por mbeti krenar për përpjekjen e ekipit. Ndërkohë, portieri rezervë Mohamed Alaa ishte edhe më i drejtpërdrejtë. “Gjykimi ishte i qartë para të gjithëve. Nuk dua të flas shumë për këtë, sepse gjithçka u pa.

Na u anulua një gol dhe kishim një penallti. Ajo penallti u kthye kundër nesh në një kundërsulm që solli gol”, deklaroi Alaa. Mesazhi i Salah për skuadrën Pavarësisht zhgënjimit të madh dhe skenave të tensionuara pas fishkëllimës së fundit, ku pati edhe një përplasje verbale mes Hassan dhe arbitrit Francois Letexier, kapiteni Mohamed Salah u përpoq të ruante qetësinë në dhomat e zhveshjes.

Alaa zbuloi se Salah i mblodhi lojtarët dhe u foli për t’i dhënë skuadrës forcë pas eliminimit të dhimbshëm. “Kapiteni Salah hyri në dhomën e zhveshjes, i mblodhi të gjithë lojtarët dhe foli me ta. Ai tha: ‘Fat i keq, tani mbaroi. Ishte caktimi i Zotit dhe ndodhi ajo që Ai deshi të ndodhte.

Duhet të ndërtojmë mbi këtë dhe ajo që vjen më pas do të jetë e mirë, me dëshirën e Zotit’”, tregoi Alaa. Ndërsa Salah u përpoq ta drejtonte vëmendjen e skuadrës nga e ardhmja, Hossam Hassan e mbylli me një deklaratë që tregonte zhgënjimin e tij të plotë me turneun. “Kur të përfundoj këtu, nuk do të shikoj më asnjë ndeshje tjetër të këtij turneu”, tha trajneri i Egjiptit.

Burimi: Bota Sot