Granit Xhaka prej kohësh e ka fituar statusin e legjendës së kombëtares së Zvicrës. Që nga debutimi i tij pak më shumë se 15 vite më parë, ish-lojtari i akademisë së FC Basel është shndërruar në një lider, i cili edhe në moshën 33-vjeçare vazhdon të jetë pjesë e elitës botërore në pozicionin e tij.
Në kombëtare, ai u bë shpejt një shtyllë qendrore, i pazëvendësueshëm fillimisht për Ottmar Hitzfeld dhe Vlladimir Petkoviq, ndërsa tani edhe për Murat Yakin.
Renditja 1.Cristiano Ronaldo (Portugalia): 232 ndeshje 2.Lionel Messi (Argjentina): 202 ndeshje 3.Luka Modriç (Kroacia): 202 ndeshje 4.Hassan Al-Haydos (Katari): 172 ndeshje 5.Robert Lewandowski (Polonia): 167 ndeshje 6.Aníbal Godoy (Panamaja): 158 ndeshje 7.Ivan Perishiq (Kroacia): 158 ndeshje 8.Guillermo Ochoa (Meksika): 154 ndeshje 9.Christian Eriksen (Danimarka) 10.Edin Xheko (Bosnjë-Hercegovina): 151 ndeshje 11.Granit Xhaka (Zvicra): 150 ndeshje Gjatë këtyre viteve ai ka grumbulluar 150 ndeshje me kombëtaren, ndërsa në fazën e 1/16-ave, kundër Algjerisë, e festoi me fitore jubileun.
Xhaka hyn kësisoji në mesin e 10 futbollistëve aktivë me më shumë ndeshje ndërkombëtare. Sa e madhe është kjo arritje, tregohet jo vetëm nga historia e futbollit zviceran, ku askush nuk ka zhvilluar më shumë ndeshje se Xhaka. Edhe në krahasimin ndërkombëtar, ky numër është vërtet mbresëlënës.
Mes futbollistëve ende aktivë, vetëm 10 lojtarë të tjerë kanë zhvilluar 150 ose më shumë ndeshje me kombëtaren.
